FILLIMI     STAFI     KONTAKT  
 

Abuzimet e fėmijėve ndezin krizėn nė Kishėn Irlandeze

Nga Filip Pullella

Papa Benedikti ka shprehur “zemėratė, tradhti dhe turp” tė premten, mbi abuzimet me fėmijėt tė priftėrinjve nė Irlandė, pėr tė cilat liderėt e Kishės thanė se do tė ndezin njė tronditje tė Kishės Katolike Romane Irlandeze.

Burimet e Kishės bėnin me dije se prisnin qė disa peshkopė tė jepnin dorėheqjen pas raportimeve tė qeverisė se liderėt e Kishės nė Irlandėn me maxhorancė katolike, kishin mbuluar njė abuzim tė gjerė tė priftėrinjve me fėmijėt pėr mėse 30 vjet.

"Mendoj se ne do tė shikojmė njė riorganizim thelbėsor tė Kishės nė Irlandė",- tha kryepeshkopi i Dublinit Diarmuid Martin pasi ai dhe liderė tė tjerė kishtarė mbajtėn njė takim emergjence me Papėn.

Vatikani tha se Papa do t’i shkruante popullit irlandez mbi krizėn dhe planin e veprimit, nė njė lėvizje tė paprecedentė tė njė dokumenti tė Papės drejtuar ekskluzivisht abuzimit tė klerit me fėmijėt.

"Ati i shenjtė ka tė njėjtin zemėrim, tradhti dhe turp tė ndjerė nga shumė besimtarė nė Irlandė, dhe i bashkohet atyre nė lutje nė kėtė kohė tė vėshtirė tė jetės sė Kishės," thuhej nė deklaratėn e Vatikanit.

Irlanda ka qenė nė njė gjendje shoku qė prej publikimit tė raportit tė Komisionit Murphy dy javė mė parė.

Dokumenti thoshte se Kisha, "nė mėnyrė obsesive", kishte fshehur abuzimet me fėmijėt nė kryedioqezėn e Dublinit nga vitet 1975 deri 2004 dhe kishte vepruar me politikėn e "mos pyet, mos trego."

Njė numėr peshkopėsh qė punonin nė Dublin gjatė periudhės sė mbuluar nga raporti, ka gjasa tė ofrojnė dorėheqjen e tyre, njoftonin burimet e kishės.

Dokumenti i Vatikanit i referohej, kėsaj duke thėnė se Vatikani do tė shqyrtonte ēėshtjen nė lidhje me qeverisjen lokale tė Kishės me pėrgjegjėsinė mė tė madhe pėr kujdesin pastoral tė fėmijėve”.



"Pendesė e thellė"



Nė raport thuhej se Papa, i trazuar e i shqetėsuar thellė, shprehu "pendesėn e tij tė thellė pėr veprimet e disaanėtarėve tė Klerit qė kishin tradhtuar premtimin solemn ndaj Zotit, si dhe besimin e dhėnė ndaj tyre nga viktimat e familjet e tyre, si dhe nga shoqėria nė tėrėsi”.

Martin tha: "Mendoj se vėrtet kemi nevojė pėr rinovim."

Ai tha se pėrtej "punės sė pėrkushtuar pėr mbrojtjen e fėmijėve," Kisha Irlandeze duhej tė rinovonte jetėn kishtare dhe tė pėrfshinte qytetarė jashtė Kishės nė organizimin e saj.

Raporti thoshte se kryepeshkopėt e Dublinit gjatė peiudhės nė fjalė kishin pasur dijeni pėr disa ankesa, porse dioqeza kishte qenė mė shumė e zėnė me ruajtjen e reputacionit tė Kishės sesa me ruajtjen e mirėqenies sė fėmijėve.

Roli i rėndėsishėm i kishės nė jetėn irlandeze ėshtė njė arsyet kryesore pse abuzimet e njė minorancė priftėrinjsh kaluan pa u kontrolluar, shkruante raporti.

Njė nga priftėrinjtė prnoi abuzimin me mė shumė se 100 fėmijė. Njė tjetėr tha se kishte abuzuar fėmijėt ēdo dy javė pėr afro 25 vjet.

Raporti Murphy erdhi gjashtė muaj pas lėshimit tė lajmeve tė ngjashme pėr rrahje me kamxhik, punė skllavėrore dhe pėrdhunime nė masė nė shkollat industriale tė menaxhuara nga Kisha nė Irlandė nė shekullin e 20-tė, qė tashmė nuk ekzistojnė mė.

Ai raport akuzonte zyrtarėt shtetėrorė dhe policinė si bashkėpunues nė mbulimin e skandalit, duke gėrryer mė thellė autoritetin moral tė njė institucioni qė ka dominuar jetėn sociale irlandeze pėr shekuj me radhė.

Kritikėt dhe tė afėrmit e viktimave thonė se Vatikani dhe Kisha ende nuk i janė afruar njė trajtimi tė duhur me tė dyshuarit pėr abuzime me drejtėsinė civile.







E Shtune, 12 Dhjetor 2009
 
speciale
Financa
Protagoniste
Shendeti
Religjion
Reklamoni
Intervista
Nenat
Familja
Turizem
Jeta
Energji
Kontinent
AMERIKA VOTON
arkiva
Diplomaci
media
Forum
Art
Udhetojme me Agonin
opinion
rrethet
Kinema
Njerez
Spektakel
Personazh
Personalitete
Nje dite si sot
Shkence & Teknologji
Rubairat e qytetit
Analize
Lajmi i fundit
RAJONI
Aktualitet
Reportazh
Metropol
Cmimi nobel
Kontinent
POLITIKE
Profil
Portret
Lajmi ne thellesi
Moti
Champions League
Soft
Tirana
Kafshet
Holiday
Fakti i dites
Diplomaci
Ekonomi
Ambientalizem
Kronike
Kulture
Arsim
Argument
Bota
Diplomaci
Ekonomi
Sport
Kontakt
Staf
Kush Jemi
Shoqeria
Termat e perdorimit