|
|
|
Hoxha i Parisit kundėr perēeve (Reuters) Njė hoxhė francez, aktivist i dialogut tė myslimanėve me hebrenjtė, ka mbėshtetur ligjin e ri pėr ndalimin e vellove tė fytyrės, duke u distancuar kėshtu nga shumė liderė myslimanė nė Francė, qė kanė bėrė thirrje pėr parlamentin tė mos votojė projektligjet e ndalimit tė perēeve.
Hassen Chalghoumi, xhamia e tė cilit gjendet nė veri tė Parisit ku jetojnė shumė muslimanė, tha se gratė tė cilat duan tė mbulojnė fytyrat e tyre duhet tė shkojnė nė Arabinė Saudite ose nė vende tė tjera myslimane ku kjo modė ėshtė traditė.
Asambleja Kombėtare e Francės ka gjasa tė kalojė sė shpejti njė rezolutė pėr ndalimin e vellove tė fytyrės dhe nė muajt qė vijnė, do ta bėjė ligj njė masė tė tillė, thonė deputetėt.
Njė komision parlamentar qė ėshtė ngritur pėr ēėshtjen, i cili e ka diskutuar atė nė kuadėr tė njė debati tė gjerė publik mbi identitetin kombėtar, pritet tė publikojė rekomandimet e tij tė martėn qė vjen.
Le Figaro shkruante tė premten se deputetėt parlamentarė kanė vendosur kundėr njė ndalimi kombėtar tė perēeve, por ato do tė ndaloheshin vetėm nė ndėrtesa publike si spitalet, shkollat apo transporti publik, duke cituar pėr kėtė njė tekst tė vendimit tė komisionit tė konsultuar nga e pėrditshmja franceze.
"Kjo masė do ti detyrojė njerėzit qė jo vetėm tė tregojnė fytyrėn e tyre gjatė hyrjes nė njė ndėrtesė publike por edhe qė fytyra e tyre tė jetė e zbuluar gjatė gjithė kėsaj kohe," citohej tė shkruhej nė dokument nga Le Figaro.
Presidenti Nicolas Sarkozy i ka quajtur perēet njė ofendim ndaj dinjitetit tė gruas qė nuk ėshtė i mirėpritur nė Francė, ku jetojnė rreth 5 milionė myslimanė. Janė mė pak se 2,000 qė mbajnė kėto perēe, tė njohura nė vend me emrin burka megjithėse shumica e tyre janė nikabė tė Lindjes sė Mesme qė tregojnė vetėm sytė.
"Po, unė jam pėr njė ndalesė ligjore ndaj perēeve, tė cilat nuk kanė vend nė Francė, njė vend ku gratė kanė pasur tė drejtėn e votės qė prej vitit 1945," tha Hassen Chalghoumi, 36 vjeēar, pėr tė pėrditshmen Le Parisien.
Chalghoumi, i cili ka marrė dhe kėrcėnime me vdekje pėr promovimin e tij tė dilogut me hebrenjtė, ka thėnė se vellot e plota tė fytyrės nuk kishin baza tek Islami dhe se ato : i pėrkisnin njė minoriteti minimal tė traditės qė reflekton njė ideologji jo tė denjė pėr besimin mysliman."
"Velloja ėshtė njė burg pėr gruan, njė mjet seksit dominimi dhe indoktrinimi Islamist," tha Chalghoumi, xhamia e tė cilit qėndron nė Drancy, nė vendin ku mė parė ka qenė njė kamp burgu i kohės sė luftės, nga ku hebrenjtė transportoheshin pėr nė kampet naziste tė pėrqendrimit.
Chalghoumi kritikoi disa nga masat mė tė ashpra tė marra nga disa deputetė konservatorė, si pėrshembull vendosja e gjobave apo heqja e mbėshtetjes sociale pėr fėmijėt pėr gratė me perēe.
Por hoxha me origjinė nga Tunizia, i cili ėshtė njė qytetar francez i natyralizuar, ishte dakord se Franca nuk duhet tė japė qytetarinė pėr gratė emigrante qė mbulojnė fytyrėn e tyre.
"Tė marrėsh kombėsinė franceze do tė thotė tė bėhesh pjesė e shoqėrisė, nė shkollė e nė punė," tha ai.
"Me atė copė pėlhurė mbi fytyrėn e tyre, ēfarė mund tė kemi ne tė pėrbashkėt me kėto gra? Nėse ato duan tė mbajnė vellon, le tė shkojnė nė vende ku kjo sjellje ėshtė traditė si Arabia Saudite."
Liderėt myslimanė francezė kundėrshtojnė masėn e ndalimit, ashtu si dhe disa politikanė tė vendit, duke thėnė se ajo do ti diferenconte myslimanėt dhe ndoshta do tė thyente konventat e tė drejtave tė njeriut.
E Shtune, 23 Janar 2010
|
|
|