FILLIMI     STAFI     KONTAKT  
 

Italia fillon lėvizjet pėr ndalimin e perēeve

Italia lėviz drejt ligjit tė ngjashėm francez pėr ndalimin e perēeve. Ministri thotė se ndalimi i perēeve do tė mbrojė dinjitetin e grave. Plani ndez debatin pėr nevojėn e njė ligji tė tillė. Sondazhi tregon se 71 pėr qind e italianėve mbėshtesin ndalimi

Nga Deepa Babington

Italia sė shpejti do tė kėrkojė ndalimin e vellos sė plotė myslimane tė fytyrės, duke pėrfituar nga njė debat i ngjashėm nė Francė, ku Presidenti Nikolas Sarkozi e ka pėrshkruar perēen si jo tė mirėpritur dhe ka nxitur legjislatorėt tė votojnė njė ligj qė e kufizon atė.

Ministrja e mundėsive tė barabarta, Mara Carfagna, tha se qeveria italiane do tė ndjekė shumė shpejt hapat e Francės, duke i dhėnė jetė tė paktėn katėr drafteve tė kėtij lloji mbi perēet, qė tashmė qarkullojnė nė komitetet parlamentare.

"Jam plotėsisht dakord me iniciativėn franceze, e cila mendoj se do tė nxisė shtete tė tjera Europiane e kėshtu dhe Italinė, tė vėrė nė veprim ligje mbi kėtė ēėshtje",- tha kėsaj jave Carfagna.

"Kjo ėshtė pėr njė betejė “sacrosanct-e” nė mbrojtje tė dinjitetit dhe tė drejtave tė grave emigrante. Ėshtė duke u studiuar njė ligj qė do tė ndalojė pėrdorimin e perēeve apo vellove tė tjera tė fytyrės, qė nuk janė simbole fetare – dhe nuk jemi ne qė e themi kėtė, por autoritetet mė tė larta tė botės myslimane, si hoxhėt e Kairos apo tė Parisit."

Komentet e saj erdhėn pasi njė panel parlamentar francez nxiti kėsaj jave qė Asambleja Kombėtare tė kalonte rezolutėn qė dėnonte vellon e plotė tė fytyrės, duke e mbėshtetur kėtė me ndalimin pėr gratė qė e veshin atė.

Kritikėt thonė se perēja, velloja e plotė me njė ēarje pėr sytė, ėshtė simbol i nėnshtrimit tė grave.

Nė Itali, iniciativa ka tėrhequr shumė mbėshtetje nga grupimet e tė djathtės ekstreme e anti-emigrante si Lega Nord, qė bėn pjesė nė koalicionin e qeverisė konservatore tė kryeministrit Silvio Berluskoni, megjithėse dhe partitė opozitare e kanė duartrokitur atė.

Nė Italinė thellėsisht katolike – ku dhe vendimi i gjykatės evropiane pėr heqjen e kryqeve nga klasat e shkollės shkaktoi njė zemėrim kombėtar – vetėm disa qytete tė mėdha tė veriut kanė tentuar tė pėrforcojnė ndalimin pėr perēet, qė mė pas ėshtė anuluar.

Iniciativa pretendon tė ketė mbėshtetjen e shumicės sė italianėve. Njė sondazh i agjencisė SWG tregoi se 71 pėr qind e popullsisė ishin nė favor tė vellos sė plotė tė fytyrės.



"Tė ecėsh nėn ujė"



Megjithatė, ashtu si nė Francė, ēėshtja ka provokuar njė debat tė ashpėr nė Itali pėr faktin nėse ky ligj ėshtė vėrtet i nevojshėm. Politikanėt e majtė, e madje dhe disa nga koalicioni i Berluskonit dyshojnė se legjislacioni mund tė pėrfundojė duke dhėnė rezultate negative.

"Jam e bindur se perēja ėshtė njė burg dhe njė formė e dominimit tė mashkullit",- tha senatorja e majtė Vittoria Franco. "Pasi tė kemi thėnė kėtė, pėrsėri mendoj se do tė ishte i gabuar ndalimi i saj pasi do tė ishte njė ndėrhyrje abstrakte dhe nuk do tė ndihmonte nė emancipimin e grave."

Ndėrsa tė tjerė thonė se perēja ėshtė gjithashtu ilegale sipas aktit tė anti-terrorizmit tė vitit 1975, qė ndalon paraqitjen nė publik me fytyrė tė mbuluar.

Por ligjvėnėsja konservatore Souad Sbai, e cila ka propozuar amendimin e ligjit tė vitit 1975, qė nė mėnyrė specifike aty tė pėrjashtohet perēja, thotė se duhet tė dėrgohet njė mesazh i qartė pėr tė bindur gratė myslimane tė mos mbajnė veshje tė tilla.

"Nėse nuk e ndalojmė atė tani, nesėr do tė kemi edhe mė shumė gra me perēe nė fytyrė",- tha Sbai, me origjinė marokene, pėr Reuters. "Ēdo ditė numri i grave qė e veshin atė rritet. Vetėm po tė shkojmė nė Bresha, Bergamo apo Milano, ēdo treg ėshtė plot me gra qė veshin perēe."

Ajo thotė se mė shumė se 1.000 gra nė Itali mbajnė perēe tė plotė tė fytyrės, edhe pse Ahmad Gianpiero Vincenzo, kryetar i grupit Intelektualėt Italianė Myslimanė, thotė se jo mė shumė se 100 gra e mbajnė.

Grupimet myslimane nė Itali kėshillojnė gratė kundėr mbajtjes sė perēeve, por janė tė mendimit se sjellja nė fuqi e njė ligji pėr kėtė do tė ishte njė tentativė pėr kushtėzimin e zgjedhjeve personale.

Sido qė tė jetė, mbajtėset e perēeve, nuk duket se ecin shumė pėrpara nė Itali, thotė njė reportere e tė pėrditshmes La Repubblica. Duke u maskuar me njė perēe, ajo na tregon sesi nuk ishte lejuar tė merrte libra nė bibliotekė dhe ishte detyruar tė largohej nga ndėrtesat lokale qeveritare.

"Po tė ecėsh rreth Milanos me perēe, tė duket sikur po ecėn nėn ujė",- shkruante ajo nė fund tė artikullit nė gazetėn me tendencė tė majtė.



E Shtune, 30 Janar 2010
 
speciale
Financa
Protagoniste
Shendeti
Religjion
Reklamoni
Intervista
Nenat
Familja
Turizem
Jeta
Energji
Kontinent
AMERIKA VOTON
arkiva
Diplomaci
media
Forum
Art
Udhetojme me Agonin
opinion
rrethet
Kinema
Njerez
Spektakel
Personazh
Personalitete
Nje dite si sot
Shkence & Teknologji
Rubairat e qytetit
Analize
Lajmi i fundit
RAJONI
Aktualitet
Reportazh
Metropol
Cmimi nobel
Kontinent
POLITIKE
Profil
Portret
Lajmi ne thellesi
Moti
Champions League
Soft
Tirana
Kafshet
Holiday
Fakti i dites
Diplomaci
Ekonomi
Ambientalizem
Kronike
Kulture
Arsim
Argument
Bota
Diplomaci
Ekonomi
Sport
Kontakt
Staf
Kush Jemi
Shoqeria
Termat e perdorimit